Për herë të parë që nga përfundimi i saj në vitin 2018, ura më e gjatë e Evropës është mbyllur për shkak të reshjeve të dendura të borës. Rajoni i Detit të Zi po kalon një periudhë me temperaturat të ulta e stuhi bore që nuk janë karakteristike.
Të enjten në mbrëmje, Krimea pa një stuhi dëbore që mbuloi gadishullin, duke bërë që qarkullimi të bllokohet. Vetë ura u mbyll për shkak të ‘mungesës së pamjes, reshjeve të mëdha të borës dhe erërave të forta anësore’.
Ndërtimi i Urës së Krimesë filloi në vitin 2016 dhe përfundoi dy vjet më vonë. Projekti që kushtoi shumë miliarda dollarë i infrastrukturës, lidh Taman në rajonin e Krasnodarit, në kontinentin rus, me Kerçin në Krime.
Me 19 kilometrat e saj, është ura më e gjatë në Evropë. Rusia Jugore ka parë temperatura jo karakteristike të ftohta në javët e fundit. Ndërsa Moska është e njohur për dimrat e saj të ftohtë, Krimea dhe pjesë të tjera të rajonit janë normalisht mbi zero në shkurt.