Ish-deputetja Jorida Tabaku ka komentuar deklaratat e vazhdueshme të Erion Veliajt se ka taksuar ndërtuesit me 8% me pretendimin se nuk i ka klientë.
Tabaku pyet se kush nuk do donte që të pastronte paratë me 8% “në parajsën e betonit të krijuar nga Veliaj”.
“Sapo dëgjova fotokopjen e Ramës që pretendon se ka vendosur një taksë për ndërtuesit, me idenë që nuk i ka klientë. Po ajo është një taksë vetëm për ndërtuesit e ndershëm. Për klientët ajo është një taksë e papërfillshme sepse ato pastrojnë paratë. Merreni me mend, ato që pastrojnë paratë paguajnë 8%. Kush grup mafioz nuk do paguante 8% për të pastruar paratë në parajsën e betonit që ka krijuar Erion Veliaj dhe Edi Rama?”-shkruan Tabaku.