Vendosni fjalën kyçe....

Aktorja Drew Barrymore: “Pse s’kam bërë kurrë operacione plastike”


Aktorja Drew Barrymore ka zbuluar pse ajo kurrë nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje në fytyrën e saj, ndërkohë që pjesa më e madhe e grave në Hollywood nuk kanë shpëtuar pa një zvogëlim hunde, zmadhim buze apo qoftë edhe pak botoks.

Në emisionin e saj aktorja u përpoq të jepte mesazhe pozitive, që shoqëria në përgjithësi të bëhej më vlerësuese e procesit të plakjes.

“Unë kurrë nuk kam bërë asgjë në fytyrën time dhe do përpiqem të mos bëj gjë.” – tha aktorja dhe moderatorja në shfaqjen që mban emrin e saj. Megjithatë ajo nuk harroi të shtonte:”kurrë mos thuaj kurrë”.

Gjatë rrëfimit të saj, aktorja 45-vjeçare tha se shqetësohet se nëse bën qoftë edhe një ndërhyrje, mund të bëhet e varur nga operacionet plastike: “Unë e njoh veten. Unë jam një person shumë i varur. Po të bëj unë një injeksion, do të dukem si Jocelyn Wildenstein deri të Premten.”

Duke shpjeguar vendimin e saj për të mos u futur veten në operacion, Drew tha se ajo ishte e motivuar nga ndjenjat e saj rebele.

“Mendoj sepse jam aq rebele sa pashë gjithë atë presion dhe pashë të gjitha ato gra që torturonin veten e tyre dhe mendova: ‘Njerëz të mjerë’. Thjesht doja të mos kisha kurrë frikë se çfarë do të më bënte jeta. Unë ndoshta kam shkuar në shumë ekstreme të kundërta, tani jam bërë e mërzitshme, e sigurt dhe e shëndetshme.”– shprehet ajo.

Sidoqoftë, ajo shpreson që shoqëria do të përqafojë pak më shumë procesin e plakjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *