Vendosni fjalën kyçe....

“E kam këmbën e mbarë”- Regjisori Pirro Milkani flet para kamerave pasi mori dozën e parë të vaksinës


Regjisori Pirro Milkani është ndër të parët personalitete që ka marrë vaksinën anti-Covid të “Pfizer” sot të stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.

Ai ka dalë para medieve, duke thënë se është shumë i kënaqur që ka bërë vaksinën, ndërsa shton se ka “këmbën e mbarë” edhe për të tjerët që do e bëjnë pas tij.

 “Është një vaksinim fare i thjeshtë, i zakonshëm. Duhet të pres 30 minuta. Unë jam shumë i kënaqur që e kam bërë mbas 6000 qytetarëve të nderuar të republikës së Shqipërisë siç janë mjekët dhe infermierët.

Unë them se kam këmbën e mbarë, për ato që janë mbi 80 vjeç. Vaksina është shpëtimi i vetëm i kësaj pandemie të keqe, nëse 100 vjet më para gripi spanjoll shkatërroi njerëzimin, do t’i kthehem jetës normale me vaksinimin.”– tha Milkani për mediet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *