Facebook ka fshirë faqe e lajmeve të drejtuar nga ushtria e Mianmarit, një ditë pasi dy njerëz u vranë duke protestuar kundër grushtit të shtetit.
Rrjeti social tha se kjo faqe shkelte rregullat e tij që ndalojnë nxitjen e dhunës.
Platforma është burimi kryesor i informacionit dhe lajmeve në Mianmar, shkruan BBC.
Në një deklaratë Facebook tha: “Në përputhje me politikat tona globale, ne kemi hequr faqen e Ekipit të Informacionit të Vërtetë të Tatmadaë nga Facebook-u për shkelje të përsëritura të Standardeve tona të Komunitetit që ndalojnë nxitjen e dhunës dhe dëmit të koordinuar”.
Faqja përdoret nga ushtria për të nxjerrë paralajmërime për protestuesit dhe për të përhapur pretendimet e saj në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve.
Dhjetëra mijëra njerëz u kthyen përsëri në rrugë të dielën për të protestuar kundër pushtetit të ushtrisë.
Demonstruesit kanë refuzuar premtimet për zgjedhje të parakohshme dhe po kërkojnë lirimin e udhëheqëses së zgjedhur në mënyrë demokratike Aung San Suu Kyi dhe anëtarëve të tjerë të partisë së saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD).
Ushtria pretendon se fitorja e madhe e zgjedhjeve të NLD-së vitin e kaluar ishte mashtrim por nuk ka dhënë prova.