Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet në rrugë e shtrirë një grua në Shkodër, policia dyshon se është përplasur nga makina


 

Një 50-vjeçare është gjetur e shtrirë në lagjen Liria, në Shkodër.

Shtetasja me iniciale E.R dyshohet se është plagosur nga një mjet. E plagosura është dërguar në Spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë.

Më datë 21.02.2021 ora 18:30, në lagjen Liria, Shkodër, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës, është gjetur e shtrirë shtetasja E. R. rreth 50 vjeçe , me banim në lagjen Liria, Shkodër, e cila dyshohet të jetë përplasur nga një mjet dhe me pas është larguar,

Shtetasja e dëmtuar është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *