Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli mbyll vijën bregdetare në Mesdhe, shkak derdhja e naftës


Izraelitët duhet të qëndrojnë larg plazheve të detit Mesdhe, paralajmëruan autoritetet të dielën, pasi vullnetarët që ndihmuan pastrimin e bitumit që ka ndotur 160 km vijë bregdetare u shtruan në spital, me sa duket pasi thithnin gazra toksike.

Popullsia nuk duhet “të shkojë [në plazhe] për të notuar, ose të bëjë aktivitete sportive ose të kohës së lirë deri në një njoftim tjetër”, lexohet në një paralajmërim, të lëshuar bashkërisht nga Ministria e Shëndetësisë, e Brendshme dhe e Mbrojtjes së Mjedisit të dielën. “Ekspozimi ndaj bitumit mund të dëmtojë shëndetin publik.”

Njoftimi vjen pasi disa vullnetarë, nga mijëra që do të ndihmonin në pastrimin e pasojave të derdhjes së naftës të shtunën, u ndjenë të sëmurë dhe kërkuan shtrimin në spital. Ekspozimi ndaj tymrave toksike besohet të jetë arsyeja për gjendjen e tyre.

Vullnetarët akoma do të lejohen të veprojnë në bregdet, por vetëm pasi të regjistrohen në Autoritetin e Natyrës dhe Parqeve të Izraelit dhe të kalojnë trajnimin special.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *