Vendosni fjalën kyçe....

John Travolta feston ditëlindjen e parë pas humbjes së gruas, fëmijët s’e lënë të ndihet vetëm


John Travolta ka festuar pak ditë më parë 67-vjetorin e lindjes dhe kjo është hera e parë pas 29 vitesh martesë që e kalon pa të shoqen, Kelly Preston.

Kjo e fundit ndërroi jetën në verë, pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit.

Pavarësisht se kjo ishte ditëlindja e tij e parë pa gruan, vajza e tyre Ella u sigurua që babai i saj e ndjente dashurinë e saj dhe të të vëllait. Ata e kanë kaluar ditën sëbashku dhe ajo u mburr në rrjetet sociale për marrëdhënien e veçantë që ata kanë, duke e konsideruar shokun e saj më të mirë.

“Gëzuar ditëlindjen, për njeriun më të pabesueshëm që kam njohur ndonjëherë. Ti nuk je vetëm babai më i mirë ndonjëherë, por edhe shoku im më i mirë. Faleminderit që na rrite, na ndihmove dhe na do dhe të falënderoj për të gjitha të mirat që bën çdo ditë.

Bota është kaq me fat që të ka ty dhe po kështu jemi edhe ne. Të dua babi. Kam kaluar kohën më të mirë duke festuar ditëlindjen tënde me ty dje.”– shkroi ajo.

Ky postim shoqërohej me një foto të Travoltës dhe dy fëmijëve të tij. Travolta ka publikuar disa herë video duke kërcyer me vajzën e tij Ella, ndërsa ka treguar se kjo është një nga gjërat që i pëlqente më shumë gruas së tij- kërcimi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by John Travolta (@johntravolta)

Kelly Preston e mbajti betejën e saj dy-vjeçare me kancerin e gjirit private derisa ndërroi jetë për fat të keq në korrik të 2020-ës.

Preston dhe Travolta ishin të martuar prej 29 vjetësh dhe kanë sëbashku dy fëmijë, Ella, 20-vjeç dhe Benjamin, nëntë. Një djalë tjetër i tyre, Jett, ndërroi jetë në mënyrë tragjike në vitin 2009, kur ishte vetëm 16-vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *