Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i LSI-së në Berat, Blenard Nonaj: Detyrimi ynë pas 25 prillit, të rritim pensionet


Kandidati i LSI-së për qarkun e Beratit, Blenard Nonaj ka zhvilluar sot një takim me qytetarë të moshës së thyer në Skrapar.

Nonaj pas këtij takimi, shprehet se gjyshërit dhe prindërit tanë meritojnë më shumë mirënjohje nga brezat e rinj dhe politika konkrete në mbështetje të tyre.

Ai shprehet se pas zgjedhjeve të 25 prillit, LSI do ua shpërblejë me rritje të pensioneve mundin dhe sakrificat e tyre.

 “Është gjithmonë një kënaqësi e veçantë të takohesh dhe të jesh mes pensionistëve të Skraparit, një brez i jashtëzakonshëm që i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë.

Prindërit, gjyshërit dhe gjyshet tona meritojnë mirënjohjen e brezave të rinj, veçanërisht atyre që janë në vendimmarrje, në mënyrë që të nxisin dhe të ndërmarrin politika konkrete në mbështetje të tyre.

Është detyrimi ynë madhor që në qeverisjen e pas 25 Prillit, të mbështesim të moshuarit dhe pensionistët, me rritjen e pensioneve të tyre, me sigurimin e shërbimeve sa më cilësore shëndetësore dhe sociale, në mënyrë që sadopak, ne, t’u shpërblejmë gjithë atë mund, djersë dhe sakrificë të jashtëzakonshme të tyre për rritjen e brezave të rinj dhe ndërtimin dhe zhvillimin e Shqipërisë ndër vite.”- shkruan Nonaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *