Një avion ‘Boeing 777’ i kompanisë ‘United Airlines’ në SHBA pësoi një defekt të rëndë në motor dhe u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, ndërsa copat e avionit të dëmtuar u shpërrndanë në disa lagjë të qytetit.
Incidenti tronditës ndodhi menjëherë pasi avioni u ngrit nga Denveri me destinacion Honolulunë në Hauai dhe e detyroi ekuipazhin të kryente një ulje emergjente me motorin në flakë.
Deri tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar.