Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Peqin, plagosen 3 persona, në Shkodër makina aksidenton kalimtaren


Një aksident ka ndodhur në Peqin ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Nga aksidenti u plagosën 3 persona.

Në aksident u përfshinë një mjet tip “Benz” dhe një makinë tip “Hyundai”. Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

Ndërkohë një tjetër aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Shkodrës ku një automjet ka përplasur një këmbësore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kalimtarja e cila mbeti e plagosur u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe po punon për ndalimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *