Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka vizituar sot në Spitalin e Traumës shtetasin Dorian Protoduari, një emër që është bërë i njohur tashmë për mediet dhe policinë që prej protestave të banorëve të Astirit në vitin 2019.
Para një aparati celular që filmon, Protoduari është shprehur se është dhunuar nga tre vëllezër të cilët sipas tij janë të lidhur me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetajn.
“Belind, para një ore mu më kanë goditur 3 persona. Të 3 janë, të tre vëllezër janë njerëzit e Arben Ahmetaj.”– shprehet Protoduari. Ai thotë se të njëjtët persona që e kanë rrahur, një javë më parë i kanë kërcënuar nënën që fëmijët e saj të mos dilnin për fushatë.
Ndërkohë që Protoduari tregon versionin e tij të historisë para Këlliçit, vjen një punonjës i spitalit që i kërkon të mbyllin kamerat.
Biseda mes Protoduarit dhe Këlliçit:
Belind Këlliçi: Unë dhe Dori jemi këtu në spitalin ushtarak, me Dorian Prododuarin, i sapo godit me leva pas koke në zonën e unazës së re. Çfarë ka ndodhur?
Dorian Prododuari: Belind, para një ore mu më kanë goditur 3 persona. Të 3 janë, të tre vëllezër janë njerëzit e Arben Ahmetaj.
Belind Këlliçi: I njeh?
Dorian Protoduari: I njoh personalisht.
Belind Këlliçi: Si quhen?
Dorian Prododuari: Është Gjino Arapi, Noldi Arapi dhe Enea Arapi. Janë…
Belind Këlliçi: Si ka ndodhur konflikti?
Dorian Prododuari: Konflikti ka ndodhur për arsye politike sepse rreth një javë më përpara, nënën time një javë më përpara e kanë kërcënuar duke i thënë që, thuaj djemve mos të dalin të bëjnë fushatë në unazën e re.
Belind Këlliçi: Kur ka ndodh kjo ?
Nëna Dorianit: Para një javë, një javë e gjys. Më kapën, me emër.
Punonjës: Nuk është se mbaruam o vlla i dashur, a do me na heq prej pune juve ?
Belind Këlliçi: Për çfarë mor burrë ?
Punonjës: Nuk na lejohet me filmu në spital.
Folës: Ky më tha të foli me ata. Thuji
Punonjës: O Gimi hajde pak deri te urgjenca vllai.
Dorian Prododuari: Këta janë njerëzit e Arben Ahmetaj vlla, që duan ta marrin pushtetin me dhunë.