Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Shkodër, nuk ka të lënduar


Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në lagjen Skënderbeg në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë pranë repartit të zjarrfikësve, ku autorët janë larguar menjëherë pas atentatit.

Për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar nga të shtënat me armë. Sipas policisë, shënjestra ishte një 30 vjeçar me inicialet T.P.

“Më datë 21.02.2021, rreth orës 11:50, në lagjen ‘Skenderbeg’, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P. 30 vjeç, banues në lagjen ‘Skenderbeg’, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë preson të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe FNSh Shkodër ku janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, sekuestrimin e çdo prove që do shërbejë për identifikimin e autorëve.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *