Kryeministri Edi Rama ka shkuar në stadiumin “Air Albania”, ku po monitoron procesin e vaksinimit të personaliteteve të moshuar që janë mbi 80-vjeç.
Në një moment ai u shfaq në transmetimin e drejtpërdrejtë në ERTV duke përshëndetur ish-presidentin Alfred Moisiu i cili po vaksinohej në ato momente.
“Gjigant si je mirë?”– e përshëndet ai ndërsa vijon rrugën për të vazhduar me monitorimin.
Më pas, në një deklaratë për mediet, Rama tha se janë 80 persona mbi 80 vjeç që do të marrin vaksinën sot, mes tyre pak më shumë se 20 personalitete.
Ai foli përsëri për kritikat që ka marrë nga presidenti dhe të tjerë, për diferencimin e popullsisë në klasa duke i ndarë të moshuarit në popull dhe personalitete.
Por Rama i cilësoi të neveritshme dhe ndotje sulmet për këtë çështje, ndërsa theksoi se personaliteteve u takon pasi janë mbi 80 vjeç.
“Siç e patë sot kemi nisur me të moshuarit me një grup prej 80 personash gjatë paradites dhe të moshuar të sjellë nga mjeket e familjes.
Më vjen shumë keq për shkulëm e padenjë dhe të neveritshme të disa pseudo personaliteteve që kanë akses në portale e media që në mënyrën më çnjerëzore përhapin një tym krejtësisht të panevojshme sepse e para këta njerëz që bashkohen sot janë të gjithë në kategorinë e + 80 vjeç dhe fakti që vaksinimi nis me një numër shumë modest që është rreth 21 e pak persona është një shprehej shumë e sinqertë dhe e kuptueshëm në një përkujdesje për këta njerëz të cilët nuk duhet të presim që të ndahen nga jeta për t’u mbajtur fjalimet dhe treguar kujtimet apo dhe dhënë dekoratat siç tani më është bërë dhe një trend qesharak në presidencë.
Nga ana tjetër sigurisht që këtu nuk bëhet fjalë për asnjë diferencim pasi këto njerëz i përkasin kësaj kategorie, ku në sallë ka të moshuar dhe personalitete dhe kjo do të vazhdojë gjatë gjithë ditës. nuk do të zbritet më poshtë pa përfunduar kjo kategori.”– tha Rama.