Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Punësimet në Spitalin e ri Rajonal të Fierit do të menaxhohen nga turqit


Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Elbasanit, kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me punësimin e mjekëve, nga ky deklaroi se autonomia spitalore do të nisë me spitalin e ri të Fierit që po ndërtohet nga Turqia.

“Autonomia Spitalore është momenti për të filluar dhe zgjedhja që kemi bërë për të mos bërë hapa të gabuar që të kushtonin më shumë kohë, është që në spitalin e ri rajonal të Fierit është ta përdorim si qendrën dije dhe pilot të autonomisë spitalore duke iu referuar një prej modeleve dhe vendeve që kanë shkëlqyer në shëndetësi në dekadën e fundit dhe që kanë kaluar pikërisht nëpër këto faza dhe kanë shkëlqyer në këtë shekull. Tani duhet të hedhim këtë hap dhe funksionimi i autonomisë spitalore do të vihet në jetë në spitalin rajonal të Fierit.”- tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se punësimet në këtë spital do t’i bëjnë turqit.

 “Spitali rajonal i Fierit do të ketë një personel të përzier. Do të vijnë nga Turqia 50 persona që nga menaxheri, shefat e pavionëve, kryeinfermierë dhe do ketë rreth 320 personel shqiptarë që do të zgjidhen nga stafi turk që janë sot në sistem ose që janë në pritje përmes portaleve dhe pastaj do të ketë një periudhë tranzicioni 2-3 vjet ku i gjithë menaxhimi i spitalit do të jetë në proces dhe ky spital do të shërbejë si pilot për të parë funksionimin dhe për të prezantuar këtë model edhe spitalet e tjera për të ndjekur eksperiencën dhe për të ndarë opinion dhe për të përgatitur autonominë spitalore.

Në 4 vitet e mandatit të tretë, do të kemi gjithë kohën e nevojshme për autonominë spitalore.”– shtoi kryeministri Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *