Vendosni fjalën kyçe....

Rishfaqet gripi i shpendëve, zbulohen në Rusi shtatë të infektuar me llojin H5N8


Një lloj i ri i gripit të shpezëve, e ngjashme me virusin infektiv që ka shkaktuar në të kaluarën frikë për ndonjë pandemi të mundshme, është zbuluar nga shkencëtarët në Rusi pas një shpërthimi të një sëmundjeje të panjohur më parë në jug të vendit.

Anna Popova, shefja e Rospotrebnadzor, institucionit të mbikëqyrjes së shëndetit u tha gazetarëve se ekspertët në Institutin Vektor në Siberi kishin ‘material të izoluar gjenetik’ nga një variant i ri i gripit.

Mostrat që ata testuan erdhën nga shtatë punonjës të një ferme shpendësh në jug të Rusisë, që regjistroi një shpërthim gripi shpendësh në dhjetor të vitit të kaluar.

“Të shtatë personat për të cilët po flas sot, ndihen mirë, kursi i tyre klinik ishte shumë i butë.” -tha ajo.

Me emrin gripi A (H5N8), Popova shtoi se lloji i ri ‘është i aftë të përhapet nga zogjtë te njerëzit, duke kapërcyer pengesën mes specieve. Sidoqoftë, shtoi ajo, ‘aktualisht, ky variant i virusit të gripit nuk po transmetohet nga personi në person’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *