Një aeroplan i vogël i forcës ajrore nigeriane është përplasur menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Abuja këtë dielë, duke lënë të vdekur 7 persona.
Siç shkruan Reuters, incidenti ka ndodhur për shkak të problemeve me motorrin.
“Punonjësit e ndihmës së parë janë në vendin e ngjarjes. Fatkeqësisht, të 7 personat në bord vdiqën nga përplasja.”– tha zëdhënësi i forcave ajrore, Ibikunle Daramole.
Avioni Beechcraft KingAir B350i u rrëzua ndërsa po kthehej mbrapsht [ër në aeroport pasi kishte pësuar një defekt pas ngritjes për në Minna. Qyteti i Minna-s shtrihet rreth 110 kilometra në veriperëndim të Abuja-s.
Copëzat e avionit janë shpërndarë në një fushë me shkurre, jashtë perimetrit të aeroportit. Aty janë mbledhur me dhjetëra zyrtarë ushtarakë dhe të aeroportit.
Nigerian Military Plane crashes near Abuja Airport pic.twitter.com/3PpoOIgUcN
— Punch Newspapers (@MobilePunch) February 21, 2021
The pilot is a hero!
This aircraft should have crashed into the residential area but we watched him maneuver into a free bush to crash. 😭😭😭😭 Abuja Airport pic.twitter.com/mqg7VVHPEf— Bliss Oharisi (@blissoharisi) February 21, 2021