Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna në dyqanin e armëve në SHBA, tre të vdekur dhe dy të plagosur


Tre persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një dyqan armësh në shtetin amerikan të Luizianës.

Sherifi i zonës tha se një “gjuajtës fillestar” hapi zjarr, duke goditur dy persona, gjë që nxiti dhe disa të tjerë në dyqan që të qëllonin me armët e tyre.

Të dy këta dhe personi i armatosur që hapi zjarr i pari u vranë, shkruan BBC. Ata nuk janë identifikuar publikisht.

Një nga dëshmiratët, Tyrone Russell tha se ishte në dyqan kur të shtënat ndodhën të shtunën pasdite.

“Ne kemi dëgjuar të shtëna armësh dhe ulërima.”– i tha ai agjencisë së lajmeve Associated Press. “Kur erdhi policia, ata na shoqëruan jashtë. Unë mund të shihja xhama kudo… Ishte si një skenë vërtet e frikshme.”

Dy personat e plagosur janë në gjendje të qëndrueshme në spital, tha zyra e sherifit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *