Vendosni fjalën kyçe....

Teksasi në gjendje emergjente, çifti shqiptar shërben 500 vakte falas për komunitetin (VIDEO)


Teksasi po kalon momente të vështira për shkak të të ftohtit dhe ngricave, ku miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, ndërsa presidenti Joe Biden ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Një çift me origjinë shqiptare që janë bashkëpronarë të një restoranti, kanë vendosur të kontruibuojnë për komunitetin në Teksas në këtë moment të vështirë, duke vendosur të gatuajnë vakte të nxehta për më shumë se 500 njerëz.

Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca janë pronarë të “Bella Italian Restorant” në Plano. Ata kanë treguar për televizionin “Fox News” se nuk mund të duronin të shihnin që komuniteti i tyre të vuante dhe vendosën të gatuanin vakte të nxehta për ta.

Isufaj tha të shtunën se klientët e tyre besnikë e mbajtën në këmbë restorantin gjatë pandemisë dhe ai donte t’u kthente atyre favorin.

“Ne filluam të afroheshim më shumë me klientët tanë pasi COVID goditi. Ata vërtet na mbështetën në një tjetër nivelin.”– tha Isufaj për “Fox & Friends Weekend”.

Isufaj dhe Shurreca donin të siguroheshin se klientët e tyre të mbetur pa energji elektrike, të mund të merrnin një vakt të nxehtë.

Ata nuk kishin energji elektrike në shtëpitë e tyre, kështu që ata shkuan në restorant për të gatuar për veten dhe më pas vendosën të bënin të njëjtën gjë “për të gjithë të tjerët”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *