Vendosni fjalën kyçe....

Dhunuan të riun mes lokalit në Fushë Krujë/ Policia arreston një person, i dyshuari kryesor në kërkim


Policia e Krujës thotë se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 17 shkurt, ku një i ri u dhunua brenda një lokali nga persona të armatosur dhe të maskuar.

Për këtë ngjarje, është vënë në pranga shtetasi Geart Bakalli, i cili akuzohet se ka fshehu mjetin e përdorur nga autorët (send i fortë).

Ndërkohë, është shpallur në kërkim autori kryesor i ngjarjes, Gazment Kusta.

NJOFTIMI I POLICISË

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.02.2021, në një lokal në Fushë Krujë, ku u godit me sende të forta një shtetas.
Shpallet në kërkim autori kryesor i dyshuar për këtë ngjarje, një 34-vjeçar i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike. Ndalohet dhe një 31-vjeçar që fshehu mjetin e përdorur nga autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bënë shpalljen në kërkim të shtetasit G. K., 34 vjeç, banues në Budull, Krujë, i dënuar më parë jashtë vendit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Ky shtetas dyshohet se më datë 17.02.2021, ka hyrë me disa persona të tjera në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shtetasit E. E., 30, vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë.
Në vijim të hetimeve është bërë ndalimi i shtetasit G. B., 31 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *