Vendosni fjalën kyçe....

Fëmija në Zelandën e Re gjendet i vdekur brenda lavatriçes së ndezur


Një fëmijë i vogël ka vdekur pasi u gjet i pandërgjegjshëm në një lavatriçe të ndezur. Tragjedia e ka ndodhur në Christchurch, në Zelandën e Re.

Policia u thirr rreth orës 17:00 të së premtes në vendngjarje, ku fëmija ishte gjetur nga të afërmit i pandërgjegjshëm dhe u dërgua me ambulancë në spital, ku ndërroi jetë.

Vdekja e fëmijës nuk po trajtohet si e dyshimtë nga policia, por si një ngjarje aksidentale. Mosha e fëmijës nuk bëhet e ditur por thuhet se ishte i moshës parashkollore, shkruan Daily Mail.

Ekspertët shpesh herë kanë paralajmëruar për rreziqet që paraqesin makinat larëse për fëmijët e vegjël kuriozë, që mund të futen brenda për të eksploruar.

Pasi të jenë brenda ata mund të bllokohen dhe të mbyten, ose një i rritur mund të ndezë pajisjen duke mos e ditur që ka brenda fëmijën.

Në vitin 2019, një djalë tre vjeç vdiq në një makinë larëse në Orlando, Florida, SHBA. Djali u ngjit brenda ndërsa luante me vëllain e tij kur dera u mbyll, duke e zënë brenda.

Në vitin 2012, një djalë 21-muajsh vdiq në spital në Oregon, SHBA. Ai gjithashtu kishte rënë brenda lavatriçes.

Në vitin 2010, një foshnjë 10-ditëshe vdiq pasi nëna aksidentalisht e futi atë në një makinë larëse.

Që nga viti 2014 në SHBA ka pasur rreth 3000 fëmijë të moshës nën pesë vjeç që janë dërguar në spital për t’u trajtuar për dëmtime të lidhura me makinën larëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *