Deputeti i opozitës parlamentare, Gjuzi, ka akuzuar shumicën e opozitën jashtëparlamentare se kanë rënë dakord që të grabisin zgjedhjet e 25 prillit.
Teksa foli në seancën e sotme në Kuvend, ai tha se shumica nuk ka bërë asgjë në 8 vite veçse ka çuar drogë në Europë e nuk mundet ta integrojë vendin.
“S’ka integrim me drogën që çoni në Europë. Tani keni ra dakord me opozitën që të grabisni zgjedhjet e 25 prillit. Nuk do keni shanse në fakt. Shikoni shqiptarë, zero ministra të pranishëm. Keni 8 vite që mashtroni doni edhe mandat tjetër. Harrojeni. S’keni shanse me e marrë. Ju duhet të përgjysmoheni e të zhdukeni.” – tha Gjuzi.