Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari: Pse klasa politike nuk e do Integrimin, njëri do të bëhet sulltan e tjetri zgjedh modelin rus


Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari tha se klasa politike nuk e do Integrimin e vendit tonë drejt BE-së.

Ajo shprehet se kryeministri Edi Rama kërkon të qëndrojë në pushtet si sulltan, ndërsa kryeopozitari Lulzim Basha pëlen modelin rus të qeverisjes.

Hajdari thotë se vetë ajo, është një nga personat që është sulmuar më shumë në vend pasi doli kundër Bashës dhe nuk dogji mandatin, e pavarësisht kësaj ka punuar aq fort sa ka mundur që Shqipëria të ecë para me Integrimin.

“Pse sepse klasa politike nuk e do integrimin? Imagjinoni pak Edi Ramën, Lulzim Bashën Ilir Metën, të përballen me ligjin, ku gjyqësori do të ishte i pavarur dhe të guxonte të hetonte politikën.

Nëse arrihen këto atëherë ne do të arrijmë të imagjinojmë përfundimin e procesit të integrimit Europian. Jam një nga ato persona që jam sulmuar më shumë në Shqipëri, më është hedhur kaq shumë baltë dhe vrer kur vendosa të mos e djeg mandatin.

Qëndrova në këtë Kuvend, punova fort aq sa munda, që ne të ecim para në procesin e Integrimit. E di që kjo nuk mjafton, por duhet vullneti politik i të gjithë klasës politike që vendi të ecë para.

Më lejoni të them që ky vullnet nuk ekziston, këtij që është sot në pushtet i pëlqen ideja të qëndrojë si sulltan. Ai që qëndron jashtë që do të bëhet kryeministër i pëlqen modeli rus i qeverisjes, pasi eliminon të gjithë bashkëpunëtorët që i japin gjak e vlerë PD, ai i shpall armiq deri në vdekje e do të sundojë edhe nëse selia e tij kthehet në një barake.

Nuk e duan integrimin sepse është më shumë fuqi për gjyqësorin, për drejtësinë, këta nuk e duan procesin e integrimit sepse e kanë në plan të grabisin çdo pronë më vlerë në këtë vend. E pasi ta bëjnë të gjithë këta me plaçkën e vjedhur do të jetojnë në një vend tjetër.”– tha Hajdari.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *