Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri: Kur bie një hall në këtë vend ka vetëm një adresë për ta zgjidhur, Edi Rama dhe PS


Kryemisnistri Edi Rama thotë se deklarata e tij për vaksinimin e personaliteteve është tjetërsuar nga mediet, pasi ai nuk ka thënë në asnjë rast që personalitetet do të veçohen nga pjesa tjetër e qytetarëve.

Ai e ka konsideruar të turpshme zhurmën e krijuar mbi vaksinimin e personaliteteve mbi moshën 80-vjeçare, ndërsa thekson se qeveria e tij po vijon punën për sigurimin e dozave të tjera të vaksinës.

Ndërsa fliste për këtë, Rama u shpreh se nëse ka një hall në këtë vend ka vetëm një adresë ku mund të drejtohesh për ta zgjidhur, dhe ai është vetë ai dhe partia e tij- PS.

“Jo, jo, jo! Nuk kam thënë asnjëherë që do vaksinohen personalitete që janë jashtë kësaj kategorie. Kjo është një zallamahi që e krijuat ju dhe zëdhënësit e opinionit publik. Lëshuan një ofensivë të turpshme pa kuptim pse po vaksinohen disa njerëz që janë mbi moshën 80 vjeçare.

Nëse dikush më jep një argument, se mes 80-vjeçarëve Alfred Moisiu duhet të vaksinohet i fundit dhe jo i pari, unë jam i hapur që ta flasim. Por që të bëhet gjithë kjo për 30 njerëz që kanë dhënë gjithçka kanë pasur dhe që kanë dhënë vlera morale historike të këtij vendi, kjo është e turpshme. 

Këtu nuk ka asgjë për të diskutuar. Nëse do kishin bërë një grup personalitetesh pa përfshirë këtë kategori do hante një diskutim shumë të fortë. Ne jemi në kushtet po luftojnë ditë natë pa ekzagjeruar për të siguruar sa më shumë doza vaksinash.

70% e vaksinave në planet janë marrë nga 10 vende, 30% janë marrë nga shtete ku  hyn dhe nga Shqipëria ndërsa 140 shtete kanë mbetur pa vaksinë. Sfida jonë është të mos ndalemi dhe shumë shpejt do kemi më shumë doza. Do provojmë edhe njëherë se kur bie një hall në këtë vend ka vetëm një adresë për ta zgjidhur hallin. Edi Rama dhe PS.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *