Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhen firmat për zyrtarizimin e Elton Debreshit si kandidat i pavarur në Dibër në zgjedhjet e 25 prillit


Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka njoftuar se i ka mbledhur e tejkaluar numrin e nevojshëm të firmave për të zyrtarizuar kandidimin e pavarur të Elton Debreshit në zgjedhjet e 25 prillit.

Në reagimin e sindikatës në Facebook, qytetarët që kanë hedhur firmën kanë shprehur mbështetjen për të votuar Debreshin në zgjedhjet e 25 prillit.

Sindikata ka falënderuar minratorët, qytetarët si dhe aktivistët e Organizatës Politike për fushatën.

“Kemi përfunduar mbledhjen e firmave për kandidimin e Elton Debreshit. Të nderuar minatorë, qytetarë të Dibrës dhe dashamirës anekënd Shqipërisë! Ju njoftojmë se pas katër javësh pune intensive është tejkaluar numri i nevojshëm i firmave për të zyrtarizuar kandidimin e pavarur të Elton Debreshit në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë këtyre javëve jemi takuar me mijëra bashkëqytetarë, besimi dhe mbështetja e të cilëve na ka mbushur me shpresë. Ata nuk na kanë dhënë vetëm një firmë, por janë zotuar që së bashku ta çojmë deri në fund përpjekjen për miratimin e Statusit të Minatorit dhe vendosjen e Dibrës në qendër të vëmendjes shtetërore. Kandidimi i një minatori të palodhur, sindikalisti të guximshëm dhe njeriu të ndershëm është risi jo vetëm për qarkun tonë, por për mbarë vendin. Zgjedhja e Elton Debreshit do të jetë një ditë historike, e cila do të tregojë se kur punëtorët dhe njerëzit e thjeshtë bashkohen asgjë nuk është e pamundur. Në fund, nuk mund të mos falënderojmë të gjithë minatorët dhe qytetarët, si dhe aktivistët e Organizatës Politike, të cilët janë angazhuar së bashku në takime të panumërta për të mbledhur firmat e kandidimit.” – thuhet në reagimin e Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *