Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Finiq të Sarandës. Mësohet se si pasojë ka mbetur i asfiksuar nga tymi, një 90-vjeçar që jetonte i vetëm brenda saj. Ai për fat të keq nga ndërruar jetë.
“Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.”- njofton policia.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.