Ministri francez i Bujqësisë, Julien Denormandie, ka argumentuar kundër injektimit të “ideologjisë” në drekat e shkollës, pasi qyteti i Lionit hoqi mishin nga menutë. Zyrtarët lokalë thanë se kjo do t’i ndihmojë ata të ndjekin protokollet Covid-19.
“Le të ndalojmë së hedhuri ideologjinë në pjatat e fëmijëve tanë.” – shkroi në Twitter Denormandie të dielën.
“Le t’u japim fëmijëve ato ushqime që u nevojiten për t’u rritur mirë. Mishi është pjesë e tyre.” – shkroi ai, duke shtuar se ai i kishte kërkuar prefektit të rajonit të anulonte masën.
Zyrtarët në Lion, qyteti i tretë më i madh i Francës, thanë që shkollat do të kishin një menu pa mish duke filluar nga e hëna e 22 shkurtit.
Sidoqoftë, ideja për të përjashtuar mishin nga drekat në shkollë menjëherë shkaktoi një reagim nga politikanët e krahut të djathtë. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, e etiketoi atë si një “fyerje të papranueshme për fermerët dhe kasapët francezë”.