Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një video në profilin e tij në “Instagram” përmes së cilës rivalizon kreun e opozitës Lulzim Bashën.
Në videon e Veliajt shfaqet një i ri me një tramvaj prej lodre të linjës Sheshi “Nënë Tereza”–Kamëz, ku shprehet se ka bërë realitet “ëndrrën” e qytetarëve.
Por kur dikush kap trenin lodër që zvogëlohet, ai shprehet: “Ej, mos na e hedh në Instagram këtë”. Me po këtë frazë, e shoqëron Veliaj postimin në rrjetin social, një frazë e përdorur fillimisht nga Basha në videon ku shfaqej duke gatuar.
View this post on Instagram
Kujtojmë se kjo video e publikuar nga gruaja e Bashës, bëri mjaft zhurmë jo vetëm në rrjet por u bë çështje debati edhe në disa studio televizive. Duhet theksuar se Veliaj dhe Rama në çështjet e PR-it në rrjetet sociale për një kohë të gjatë kanë qenë më të avancuar se lideri opozitar, por me postimet e fundit Basha po i sfidon në fushën e tyre.