Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme vendosi të regjistrojë 9 subjekte zgjedhore dhe 2 kandiatë të pavarur.
Nga Partia e Spartak Ngjelës te Aleanca Kuq e Zi dhe Partia Shqiptare Atdheu me të cilën Avokati Altin Goxhaj ka vendosur të dalin në koalicion u regjistruan nga KSHZ-ja.
Gjithashtu KSHZ-ja vendosi edhe regjistrimin për zgjedhjet të kandidatit të mbështetur nga Vetëvendosja në Shqipëri, për qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani.
Njoftimi i policisë:
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore 9 parti politike dhe 2 komitete nismëtare:
Partia Shqiptare Atdheu;
Partia Pajtimit Kombëtar;
Partia Ligj dhe Drejtësi;
Partia Fryma e Re Demokratike;
Partia Qytetare Shqiptare;
Partia Uniteti Kombëtar;
Partia Aleanca Kuq e Zi;
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve;
Partia Aleanca Popullore;
Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër.;
Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë.
Komisioneri pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi të mos regjistrojë si subjekte zgjedhore partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare, partinë e Punës së Shqipërisë, partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë si dhe mos pranimin e kërkesës së z. Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u vendosur akreditimi i 18 vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për vëzhgimin e zgjedhjeve të datës 25 prill 2021.
Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e Zonës së Administrimit Zgjedhor, nr. 38, në bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave” u shty për në mbledhjen e ardhshme.