Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në pritje të 8190 dozave të radhës nga kompania Pfizer/BioNTech tregoi objektivin më premtues të vaksinimit.
Rama tha se objektivi ambicioz është që vaksinimi të arrihet brenda 14 muajve.
Për të justifikuar numrin e ulët të shpërndarjes së vaksinave nga kompanitë Rama tha se 70% e prodhimit të vaksinave është në duart e 10 shteteve.
“Objektivi i 14 muajve është shumë ambicioz. Për faktin se siç e shihni lufta për të siguruar vaksina është shumë e fortë kurse sasitë në krahasim me kërkesën janë të vogla.
Shumë shpejt do kemi lajme të mirë. Vazhdojmë furnizimin me vaksinën PFizer. 70% e prodhimit të përgjithshëm të vaksinave janë në duar të vetëm 10 shteteve të gjitha shtetet e tjera që kanë patur akses në doza të mundshme kanë ndarë mes tyre vetëm 305 të volumit, por sot mbetet e pandryshuar shifra e shteteve që ende s’kanë marrë asnjë dozë. Dozat që po marrim kanë rëndësi jetike”-tha Rama.