Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptari i gabuar nxirret para gjykatës në Britani, kishte emrin të ngjashëm me të akuzuarin për drogë


Stafi i burgjeve në një gjykatë në Britaninë e Madhe për pak futi në burg njeriun e gabuar, për shkak të ngjashmërisë që ai kishte me emrin e një shqiptari tjetër të dënuar për shkak se kishte kultivuar kanabis.

Siç shkruajnë mediet britanike, dy personat e akuzuar Pashk Marku dhe Besart Qelia do të dënoheshin të dy për kultivim kanabisi të mërkurën në gjykatën e Worcester.

Sidoqoftë, seanca dëgjimore nuk mund të zhvillohej pasi përveç vonesave të mëparshme që kishte shkaktuar pandemia, disa gabime të tjera e shtynë përsëri gjyqin.

Marku, 36 vjeç, dhe Qelia, 34 vjeç, të dy pa një vendbanim fiks, ishin deklaruar fajtorë për akuzën e prodhimit të kanabisit në një rast të mëparshëm dhe do të dënoheshin në një seancë të zhvilluar online.

Sidoqoftë, personeli i burgut solli njeriun e gabuar për t’u përballur me akuzën, sepse ai kishte një emër me tingëllim të ngjashëm në shqip.

Pas diskutimeve online me oficerin e burgu, gjyqtari tha: “Personi që po nxirrni nuk është personi që duhet të paraqitet në lidhje me këtë çështje, por një person me një emër të ngjashëm.”

Në fund gjykata nuk kishte kohë për të gjetur të burgosurin e saktë – Besart Qelia – për seancën e dënimit. Kështu që vendimi do duhej të shtyhej për më shumë se një muaj.

Por ky nuk ishte gabimi i vetëm që ishte bërë, pasi gjykata zbuloi gjithashtu se kishte patur një gabim edhe në emrin e të pandehurit të dytë, që ishte regjistruar si Marku Pashk kur emri i tij i vërtetë është Pashk Marku.

Sidoqoftë prokurorisë iu dha leje për të ndryshuar aktakuzën, duke ndërruar emrat.

Një tjetër moment që i komplikoi gjërat ishte se detajet duhej t’i transmetoheshin Markut përmes një përkthyesi shqiptar, i cili gjithashtu u shfaq në lidhjen e drejtpërdrejtë.

Seanca e dënimit u shty në datën 22 mars për të lejuar përgatitjen e raporteve. Ndërkohë i pandehuri Pashk Marku do të qëndrojë në paraburgim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *