Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet zyra elektorale e PD-së në Tiranë, Shehaj: Edi Rama e njerëzit e tij s’do na trembin (Video)


Drejtuesi politik i PD-së në njësin 7 në Tiranë, Agron Shehaj, ka denoncuar sulmin ndaj zyrës së tij elektorale. Në një videomesazh në Facebook, demokrati bën përgjegjës për dhunën kryeministrin Rama e njerëzit e tij.

Ai i bëri thirrje kreut të qeverisë që të ndalë dhunën ndaj aktivistëve të PD-së e zyrave elektorale të kësaj force politike.

Shehaj thekson se Rama e njerëzit e tij nuk do i trembin demokratët ndërsa do humbë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ditët e fundit jemi të gjithë dëshmitarë për sulmet ndaj aktivistëve të PD-së e zyrave elektorale të PD-së. Kjo zyrë elektorale e PD-së në zemër të Tiranës është dëmtuar rëndë natën e kaluar. Këto sulme janë të gjitha të frymëzuara nga Edi Rama dhe janë shenja të qarta të panikut nga humbja. Edi Rama duhet sa më shpejt të dënojë dhunën e të ndalë nxitjen e dhunës ndaj nesh. Edi Rama e njerëzit e tij nuk kanë për të na trembur. Ne të gjithë bashkë do vijojmë të punojmë deri në datën 25 prill. Në datën 25 prill Edi Rama do humbasë dhe Shqipëria do fitojë dhe ne të gjithë së bashku do fillojmë të punojmë për njerëzit.” – denoncon Shehaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *