Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj e quan Berishën “Enveristi i fundit”, sulmon edhe Metën: E ka lënë misionin kushtetues, është kthyer në kryepërçarës


Kryebashkiaku i Tiranës ka sulmuar ish-kryeministrin Berisha duke e quajtur atë ‘Enveristin e fundit’.

Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi në Tiranë ku hodhi akuza edhe ndaj presidentit Meta për të cilin tha se e ka lënë misionin e tij kushtetues dhe bën fushatë për LSI-në.

“Rrëzuan bustin prej bronzi të Enverit, kanë ngritur bustin e Saliut. 77 vjeç, kërkon të vijë për herë të tretë. Pasi shkatërroi Shqipërinë dy herë, tani kërkon të kthehet për herë të tretë Saliu. I ngritën bustin për së gjalli Saliut dhe nuk heqin dot ‘Enveristin e fundit’ nga partia, këta që thonë janë antikomunistë. 25 prilli është edhe një kujtesë, se kur Presidenti i Republikës lë punën e vet dhe punon si ‘brigadier komunale’ dhe merret me Lanën e me Unazën, do të thotë që ka devijuar nga misioni kushtetues, ka devijuar nga plani për të qenë bashkues dhe është kthyer në përçarës, në kryepërçarës.” – tha Veliaj.

Ai ironizoi edhe ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu, për të cilin tha se e përzunë të parin njerëzit e jo drejtuesit demokratë.

“Këtë mavrinë këtu, çunin e Fahriut që protestonte këtu, e përzunë të parin. Pra, vetë partia e tyre, baza, jo udhëheqja, por baza, është mjaftueshëm e emancipuar për t’i thënë jo dikujt që bllokoi Astirin. Pra, vetë ata nuk i duan përfaqësuesit e tyre.” – shtoi Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *