Ambasadori italian e një oficer policie u vranë ndërsa udhëtonin të hënën si pjesë e një misioni paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Kongo.
Ministria e Jashtme e Italisë pohoi se ambasadori Luca Attanasio dhe një anëtar i policisë së Karabinierëve të vendit u vranë gjatë një sulmi ndaj një autokolone të Kombeve të Bashkuara në qytetin Goma në Kongon lindore, afër kufirit me Ruandën.
Sipas Rai News, kreu i delegacionit të BE-së në kryeqytetin e Kongos, po udhëtonte gjithashtu me kolonën që ishte pjesë e një misioni paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.
Disa grupe të armatosura dihet që veprojnë në zonën ku ndodhi sulmi por asnjëri prej tyre s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.