Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësi i Presidentit reagon ndaj Braçes: Referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal më asnjë mistrecllëk apo marifet me kartat ID


Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka reaguar ndaj Zëvendëskryeministrit Erion Braçe i cili më herët kishte reaguar ndaj Kreut të Shtetit mbi mënyrën e votimit.

“Na u bë një jetë që votojmë me letër e laps pse këtë herë duhet të votojmë me shpatë”-shkruante Braçe.

Në ndërkohë në reagimin e tij Tedi Blushi i kërkon Braçes të heqë dorë nga mistrecllëqet dhe të mos trembet nga vota e shqiptarëve.

Erion hiq dorë nga këto mistrecllëqe, se ty nuk të shkojnë dhe as të kanë hije!

Boll më me këto marifete të dala boje!

Bëju thirrje shqiptarëve për të dalë masivisht në votime!

Mos u trembni nga vota e shqiptarëve!

Referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal më asnjë mistrecllëk apo marifet me kartat ID!

Ti këtë e di shumë mirë! Ke dhe eksperiencën e duhur për ta kuptuar!

Dhe si ish gazetar, e ke një detyrim në respekt të profesionit, t’u bësh thirrje ish-kolegëve të tu, të mos fabrikojnë më lajme të rreme dhe të publikojnë marrëzira për një tas përshesh!

Në pritje të reflektimit tënd Erion!”-shkruan Blushi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *