Vendosni fjalën kyçe....

Ambicia e mandatit të tretë? Rama: Do rrisim pagën minimale


Në Konferencën e sotme me gazetarët, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në mandatin e tretë qeveria e tij ka si ambicie rritjen e pagës minimale.

Ai u shpreh se rritja e pagës minimale në 300 mijë lekë të vjetra, është vetëm një stacion.

Rama theksoi se do ta rrisë pagën minimale më tej dhe se do vazhdojë të mbajë të dyfishuar ndihmën ekonomike dhe pas pandemisë, me synimin për ta dyfishuar vazhdimisht.

“Paga 300 mijë lekë nuk është pikëmbërritje, por është një stacion i një rruge që vazhdon, nuk është një shumë për të pritur duartrokitje apo lëvdata, por shumë sfiduese, qoftë për subjektet që përfitojnë këtë pagë, qoftë për ne që duam ta rrisim përfitimin e tyre, por ama krahasuar me ku ishim jemi ku e ku, në 2013 ishte 22 mijë lekë, ku po të heqësh edhe sigurimet, shifra bëhet e papranueshme.

Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje dhe siç kemi arritur sot falë të gjithë përpjekjeve të bëra në të gjithë këto vite, të zerojmë taksën, përtej premtimit të dhënë, ashtu edhe njësoj si në këtë pozcion duam të arrijmë në një pozicion edhe të posaçëm edhe për pagën minimale dhe e fundit, por jo për nga rëndësi,.

Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe do e mbajmë dy fish deri në përfundim të pandemisë dhe do të synojmë dyfishimin e saj konstant gjithë kohës edhe pas përfundimit të kësaj lufte. kush gjykon mandatin tonë të dytë dhe do të jap një mendim objektiv duhet të mos harrojnë që ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm në histori, sepse gjysma e këtij mandati ka qenë në luftë me 2 fatkeqësi të jashtëzakonshme dhe siç po dalim fitimitar nga lufta me tërmetin, duke i shëruar hap pas hapi plagët që hapi tërmeti ashtu do të dalim edhe nga kjo luftë verbale. Jam i vetëdijshëm që ky është moment kyç në këtë luftë dhe lidhet me vaksinimin.”-deklaroi Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *