Vendosni fjalën kyçe....

Avionët luftarakë grekë provokojnë tension në Egje, godasin me plumba manovër anijen turke


Avionët luftarakë të Greqisë kanë provokuar anijen turke TCG Çeşme në ujërat ndërkombëtare të Egjeut verior, e cila kryente kërkime shkencore dhe teknike në zonën hidrografike.

Një nga katër avionët luftarakë grek ka “provokuar” anijen kërkimore me fishek “chaff” duke iu afruar në një distancë prej 2 milje detare.

Anija kërkimore TCG Çeşme filloi të kryejë kërkime shkencore dhe teknike në zonën hidrografike në ujërat ndërkombëtare në veri të Egjeut.

Anija e cila në kuadër të programit vjetor të aktiviteteve të planifikuara do të zhvillojë kërkime shkencore dhe teknike në veri të Egjeut deri më 2 mars, është provokuar nga avionët luftarakë të Greqisë, raporton Anadolu.

Katër avionë F-16 të Forcave Ajrore të Greqisë, në perëndim të ishullit Lemnos iu afruan TCG Çeşme-s. Një nga avionët luftarakë ka “provokuar” anijen kërkimore me fishek “chaff” duke iu afruar në një distancë prej 2 milje detare.

Burimet e Ministrisë turke të Mbrojtjes njoftuan se është dhënë përgjigjja e nevojshme ndaj provokimit që avionët grekë luftarakë kanë bërë nga lartësia prej 1.000 metrash.

Sistemi parandalues “Chaff”, i cili përdoret për të mashtruar raketat e drejtuara me nxehtësi dhe radar, gjendet në shumicën e avionëve luftarakë. Sistemi aktivizohet nga pilotët ose nga sistemet në avion me automatizëm.

Përderisa Turqia mbron qëndrimin e zgjidhjes së problemeve në Egje dhe Mesdheun Lindor brenda marrëdhënies së të drejtës ndërkombëtare, fqinjësisë së mirë dhe dialogut, Greqia vazhdon çdo lloj aktiviteti që përshkallëzon tensionet në rajon.

Që nga 25 janari kur filluan bisedimet këshillimore, Greqia në veriperëndim të ishullit Skyros, zona që përfshin edhe ujëra ndërkombëtare zhvilloi stërvitjen “Rrufe-21” me 20 anije dhe shumë mjete ajrore.

Ekspertët e sigurisë i kanë përshkruar aktivitetet në fjalë si një tregues i qartë i qëndrimit pro-tensioneve dhe pa kompromis të Greqisë, e cila nuk dëshiron të zgjidhë problemet përmes bisedimeve dhe dialogut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *