Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e DASH “plas barutin” në Tiranë, si reaguan Rama, Kim dhe Meta


Një deklaratë e Departamentit Amerikan të Shtetit, për dhënien e çmimit ‘Kampion i Antikorrupsionit’ ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka “plasur barutin” në Tiranë.

I pari që reagoi në mënyrë rrufe ishte kryeministri Rama.

Ai shkroi në Twitter se vlerësimi i DASH-it ndaj Dvoranit është inkurajim për ata që luftojnë për reformën në drejtësi. Kreu i qeverisë shtoi në reagimin e tij se Dvorani u godit harbutërisht pasi nuk iu dorëzua presionit të së keqes.

Pak çaste pas Ramës, reagoi edhe ambasada amerikane në Tiranë. Në një reagim në Facebook, ambasadorja Kim i bën jehonë vendimit të DASH-it ndërsa thekson se gjyqtari e anëtari i KED-së, Ardian Dvorani, është një nga 12 Kampionët e Antikorrupsionit.

Pas dyshes Rama-Kim erdhi edhe reagimi i presidentit Meta. Në një postim në Facebook nga zëdhënësi i tij Blushi, kreu i shtetit shigjeton jo vetëm kryeministrin Rama por edhe ambasadoren Kim.

Meta e cilëson reformën në drejtësi si Ramaformë dhe thekson se ajo do ngordhë më 25 prill. Ai shton se shqiptarët do i japin 3 milionë shuplaka Ramës, oligarkëve e diplomatëve të korruptuar deri në palcë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *