Vendosni fjalën kyçe....

Dy muaj nga zgjedhjet, ambasadorja Yuri Kim takohet me kreun e KQZ-së


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

E duket se ajo që e ka çuar ambasadoren në zyrën e Celibashit, janë zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas Report TV, në takimin mes ambasadores Kim dhe kreut të KQZ-së është diskutuar për përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Takimi mes tyre ka zgjatur rreth një orë.

Pjesë e diskutimit mësohet të ketë qenë identifikimi elektronik i zgjedhësve si dhe diskutimi për pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se ambasadorja Kim, vazhdimisht u ka bërë thirrje liderëve të partive që të pastrojnë listat nga individët e inkriminuar ndërsa ka apeluar për moskandidimin e Tom Doshit, duke kujtuar se ai është në listën e zezë të departamentit Amerikan të Shtetit.

Ambasadorja Yuri Kim duke dalë pas takimit me kreun e KQZ-së


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *