Pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për t’i dhënë çmimin ‘Kampion i Antikorrupsionit’ Ardian Dvoranit, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë.
Ajo i ka bërë jehonë vendimit të DASH-it, ndërsa thekson se njëri nga 12 personat që do e marrin këtë çmim është edhe Dvorani.
Më herët, pati edhe një reagim vlerësimi nga kryeministri Rama, i cili tha se Dvorani u godit harbutërisht pasi s’iu dorëzua presioni të së keqes.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rindërtojnë partneritetet tona, të bazuara në parime të përbashkëta si sundimi i ligjit. Në këtë frymë, unë me krenari shpall Çmimin Ndërkombëtar të Departamentit të Shtetit për Kampionët Kundër Korrupsionit dhe nderoj 12 individë të përkushtuar ndaj transparencës dhe llogaridhënies”. Sekretari i Shtetit Anthony Blinken
Lexoni deklaratën e plotë të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken dhe mësoni kush janë Kampionët e parë Kundër Korrupsionit të nderuar nga Departamenti i Shtetit. Gjyqtari dhe Anëtari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani nga Shqipëria është një prej këtyre Kampionëve.” – thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.