Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen infermierja e sanitarja e “Shefqet Ndroqit”, mbeten në burg dy të tjerat


Është liruar një nga infermieret dhe sanitarja e ‘Shefqet Ndroqit’ që u arrestuan rreth dy javë më parë. Në detyrim paraqitjeje janë lënë Sidorela Çela e Rukije Hoxha.

Dy infermieret e tjera, Mira Bushi e Sheqerie Koçi janë lanë në burg. Gjykata kërkoi nga prokuroria që të zbardhë komunikimet mes katër katër personave në fjalë, pasi ato i kishin fshirë bisedat më herët.

Ato akuzohen për zhvajtjen e familjarëve të pacientëve të shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ me Covid-19.

Ndërkohë sanitarja Tire Alldërvishi ndodhet në burg. Ajo u arrestua më herët pas akuzave të një familjareje të një pacienti, se i kishte dhënë asaj më shumë se 8 milionë lekë të vjetra.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *