Vendosni fjalën kyçe....

LSI padit në SPAK kryebashkiakun e Vorës, Gentian Picari


LSI ka paditur në SPAK kryebashkiakun e Vorës, Gentian Picari. Padia është dorëzuar nga koordinatori i kësaj force politike, Vojo Bregu.

LSI e akuzon Picarin se ka lejuar ‘krijimin e një grupi krimial’ me qëllim ‘tjetërsimin e votës së qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit, përmes falsifikimeve’.

Përfaqësuesi i LSI-së tha se Picari ka punësuar 70 persona duke ndryshuar strukturën e bashkisë, mes të cilëve edhe persona me rekorde kriminale për t’i përdorur ata për zgjedhjet e ardhshme.

“Sot kemi depozituar në SPAK një kallëzim penal, në ngarkim të kryetarit të bashkisë Vore si dhe disa shtetasve me detyra drejtuese në këtë bashki. Këta shtetas, dyshohet se kanë kryer disa vepra penale, siç janë korrupsioni aktiv për blerjen e votës dhe shpërdorimi i detyrës, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Qëllimi kryesor i këtij grupi kriminal është tjetërsimi i votës së banorëve të bashkisë Vorë dhe më konkretisht, më anë të falsifikimeve të formulareve, si dhe akteve të verifikimit si dhe ato teë rivlerësimit lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Veprime qeë nuk janë as më pak as meë shumë një tentativë e pastër për blerje vote me anë të dhënies së pronës publike me qera në kundërshtim me ligjin dhe me vendimet e KQZ-së dhe së fundmi me ndryshimin e strukturës, që pavarësisht se është bashkia me borxhin në nivelin më të lartë në Shqipëri, rreth 226 përqind, ka shtuar rreth 70 punonjës, ndërmjet këtyre dhe persona me rekorde kriminale, me qëllimin e vetëm përdorimin e votës së tyre dhe familjarëve në zgjedhjet e 25 prillit.” – tha Bregu.

Ai shtoi më tej se denoncimet e LSI-së, që janë të mbështetur në prova e fakte, janë një mundësi më shumë për SPAK-un e organet e drejtësisë që të dëshmojnë se janë në mbrojtje e shërbim të qytetarëve e jo armë në duart e mazhorancës.

“Duke qenë se SPAK është një nga organet ligjzbatuese të dala nga reforma në drejtësi, unë jam i bindur se denoncimet tona si ky rast i sotëm, që janë të mbështetur në prova dhe fakte konkrete, janë një mundësi më shumë për SPAK-un dhe gjithë organet e drejtësisë të dëshmojnë se janë në mbrojtje dhe shërbim të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo një armë në duart e mazhorancës, që qartazi me llojin dhe karakterin e denoncimeve të saj po tenton të përdorë SPAK-un dhe drejtësinë në përgjithësi për gjueti shtrigash dhe eliminim të kundërshtarëve politikë para zgjedhjeve.” – shtoi Bregu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *