Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 509 raste të tjera të koronavirusit të ri, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka arritur në 99.917, transmeton.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 9 viktima të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 3.085 numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia.
Institucionet shëndetësore kanë regjistruar 354 pacientë të tjerë të shëruar, ndërsa deri më tani gjithsej janë shëruar 90.096 pacientë paraprakisht të prekur nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 506.378 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.813 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6.736.