Presidenti Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me çmimin ‘Kampion i Antikorrupsionit’ që Departamenti i Shtetit i akordoi Ardian Dvoranit.
Në një reagim në Facebook, zëdhënësi i Metës, Blushi, shkruan se Ramaforma do ngordhë më 25 prill me 3 milionë shpulla e shkelma të shqiptarëve kundër kreut të qeverisë, oligarkëve e diplomatëve të korruptuar deri në palcë.
Më herët kryeministri Rama e vlerësoi çmimin që DASH i akordoi Dvoranit duke thënë se ky i fundit u sulmua habutërisht pasi s’iu dorëzua presionit të së keqes.
“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!” – shkruan Blushi në Facebook.