Vendosni fjalën kyçe....

Spartak Ngjela flet si amerikan: Shpejt, shpejt, të veprojë SPAK-u tani


Avokati Spartak Ngjela është futur në radhën e komentuesve të vlerësimit të ish-Gjyqtarit Ardian Dvorani si figurë antikorrupsion nga Departamenti Amerikan i Shtetit duke folur si një amerikan.

Ngjela thotë se DASH-i goditi rëndë korrupsionin dhe i dha vlerë të rëndë korrupsionit.

Madje ai thotë se ishte goditje e rëndë për ata që luftuan Dvoranin duke përmendur Presidentin Ilir Meta si të dëmtuarin në këtë çështje.

Madje Avokati ka vijuar më tej duke kërkuar veprimin sa më shpejt të SPAK-ut.

Postimi i plotë:

Departamenti i Shtetit amerikan goditi sot rëndë korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë, duke i dhënë vlerë të veçantë gjyqtarit Ardian Dvoranit, si një figurë antikorrupsion në Shqipëri dhe si model ndërkombëtar.

Kjo ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që e luftuan Dvoranin.

Ilir Meta ra brenda plotësisht me këtë çështje. Dvorani ishte i vetmi gjyqtar që nuk votoi për lirimin e Metës në Gjykatën e Lartë me akuzën për korrupsionin, dhe tani ky merr medalje amerikane si figurë e pastër, ndërkombëtarisht, për luftën e tij kundër korrupsionit .

Por ishte pikërisht Meta që e pushoi si gjyqtar.

Departamenti i Shtetit amerikan tha sot me shumë kuptim, që, kaq ishte mbretërimi i të korruptuarve të mëdhenj në Tiranë.

Por, çështja me më shumë rëndësi në këtë rast është fakti që politika amerikane e rinisi procesin e antikorrupsionit në Shqipëri, duke goditura me tepër forcë Ilir Metën.

Po të tjerët?

Në fakt, ndërkohë, dosjet i ka nëpër duar SPAK-u.

Por, a do të veprojë SPAK në këto kohë?

Duke u nisur nga kjo që dëgjuam sot, SPAK-u kuptohet se paska filluar punë me temp të fuqishëm.

Kurse Shqiptarët po presin konkreten.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *