Këtë të mërkurë është afati i fundit për partitë politike, që të dorëzojnë në KQZ listat e koalicionit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Në kuadër të kësaj, mezditën e sotme pritet të nisë maratona e marrëveshjeve me aleatët në selinë e Partisë Demokratike.
Sipas televizionit “News 24” dhe Balkanweb ky tur takimesh do të nisë në orën 12:00 me Agron Dukën e PAA-së, për të vazhduar në orën 13:00 me Dashamir Shehin e LZHK-së.
Më vonë në 14:00 1lulzim Basha do të takohet me Shpëtim Idrizin e PDIU-së dhe demokristianin Nard Ndoka në 14:30.
Fatmir Mediu besohet se është i vetmi aleat me të cilin kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka arritur ende një marrëveshje përfundimtare.