Vendosni fjalën kyçe....

Ardian Dvorani merr zyrtarisht certifikatën e DASH-it si “Kampion i Antikorrupsionit”


Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka marrë sot certifikatën e dhënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit si ‘Kampion i Antikorrupsionit’.

Ai është një nga 12 personat në mbarë botën që e merr këtë çmim, që është krijuar së fundmi nga Sekretari i ri i Shtetit, Blinken.

Njoftimi për këtë çmim u dha ditën e djeshme në faqen zyrtare të DASH-it ndërsa pas kësaj pati reagime të menjëhershme në Tiranë.

Kryeministri Rama e ambasadorja amerikane Kim, i bënë jehonë këtij lajmi me kreun e qeverisë që tha se Dvorani u sulmua harbutërisht pasi s’iu dorëzua presionit të së keqes.

Ndërsa presidenti Meta e quajti reformën në drejtësi Ramaformë e tha se ajo do marrë fund më 25 prill bashkë me oligarkët dhe diplomatët e korruptuar deri në palcë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *