Vendosni fjalën kyçe....

Bindet Nard Ndoka, arrin marrëveshjen me Bashën, FRD-ja do pyesë kryesinë


Zhvillime dinamike kanë ndodhur në kampin opozitar vetëm pak orë pasi të përmbyllet afati për dorëzimin e koalicioneve në KSHZ për garën politike të 25 prillit.

Tashmë edhe Nard Ndoka është bindur dhe ka firmosur pas një pakënaqësie që kishte ngritur ditën e sotme gjatë bisedimeve për përfundimin e marrëveshjeve për koalicion.

Nard Ndoka, kishte pakënaqësi sa i përket propozimit të PD-së, pasi kërkonte nga këta të fundit të përfshihej në emrat e sigurt në listën e kandidatëve në qarkun e Shkodrës.

Nga ana tjetër Partia e themeluar nga ish-Presidenti Bamir Topi nuk ka dhënë një vendim përfundimtar për të hyrë apo jo në koalicion pasi kërkon mendimin e kryesisë së kësaj force.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *