Vendosni fjalën kyçe....

Biznesmeni Gjergj Luca i përgjigjet Presidentit Meta: Faleminderit që më quan oligark, deri më 25 Prill do hedh beton, s’vij të takoj dot


Biznemeni Gjergj Luca i është përgjigjur presidentit Meta, pak pasi kreu i shtetit e përmendi gjatë konferencës për shtyp nga Presidenca.

Teksa po i përgjigjej një pyetjeje mbi një deklaratë të Taulant Ballës, Meta e përmendi edhe Lucën duke e quajtur oligark.

“Po të rrish tërë ditën me oligarkun e peshkimit vetëm gjëra të tilla mund të pjellë mendja. Siç ishte vizita ime e fshehtë dhe sekrete në Librazhd, që e di gjithë populli i Librazhdit.” – tha Meta sot.

Luca i ka kthyer përgjigje me anë të një videoje presidentit Meta. Me doza ironie, biznesmeni e falënderoi kreun e shtetit që e quan oligark.

Ai thotë se deri në datën 25 prill do jetë duke hedhur beton, teksa zgjeron biznesin e tij ndërsa pas datës 25 prill i premtoi Metës se do i çojë peshk e prodhime të tjera deti në Gjirin e Lalzit.

“Përshëndetje miq, ju flas nga kantieri më i ri i Rozafës. Jam oligarku Lucë. O Lomo, lene pak Lom se do flas për Presidentin, stop, stop, stop. Më thanë që të ka përmend presidenti jonë i nerum, për punën e madhe që po bëjmë, është pika e tretë e Rozafës që po marojmë këtë vit. Edhe jemi duke hedh beton këtu, me gjithë këta djem. Desha t’i thosha faleminderit shumë presidentit që gjithmonë më kujton edhe më nxit për të punu. Edhe këta zotnitë këtu, prapë kam një falenderim tjetër. Janë që të gjithë, me insistimin e madh të institucioneve me në krye presidentin tonë të nderum u bo vettingu, janë avokat. Avokat Beni. Beno ku je, Beno. Ma përshëndet një çikë presidentin. Ky është avokat Beni, ka qenë prokuror, edhe me vettingun, faleminderit u shtu një vend pune.

Ej ku e kam atë kingun, ku e kam atë. Ku është ai o vlla. O Bektash. Ja, ja. Ky është Bektashi shoku president. Ky ka qenë gjykatës. Ka qenë ai që ka dënu ata në Durrës a kupto, edhe e kapi vettingu. Bektash, o Bektash, përshëndete presidentin. Shumë faleminderit se na ke shtu fuqinë e punës. Deri në datë 25 prill unë jam duke hudh beton vlla dhe nuk përgjigjem dot, flotën e kam bosh. Pas 25 prillit jam në det, Siguro do të bi noj gjo aty ke Gjiri i Lalzit. Noj peshk, noj gjo ça të pëlqen ty. A ta morsha të ligat, shyqyr që të kemi. Shumë faleminderit. Të dhëntë Zoti shëndet, president. Të dhëntë Zoti shëndet dhe faleminderit që na mbështet ne oligarkëve. Shumë faleminderit.” – thotë Luca në videomesazhin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *