Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi e fton t’i bashkohet PD-së, Patozi: Nuk futem në sqetullën e Bashës


Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi i ka bërë ftesë të hapur në emisionin “Open” kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, që t’i bashkohet partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Sipas Bylykbashit, Patozi me partinë që përfaqëson nuk ka fuqi të bëjë ndryshimin i vetëm.

Patozi e ka refuzuar duke i thënë se nuk ka punë me ta dhe nuk pranon të futet në sqetullën e Bashës.

Patozi: Kjo është një “deja vu” politike.

Bylykbashi: Ne jemi koalicion i madh kundër Ramës.

Patozi: Dhe unë kundër Ramës jam.

Bylykbashi: Nuk e di sa do ndikosh në këtë ndryshim të madh që thua, nuk besoj se ke aq forcë. Je i ftuar të na bashkohesh ne.

Patozi: Pse duhet t’ju bashkohem juve?

Bylykbashi: Mund ta provosh.

Patozi: Ju thoni hajdeni futu në sqetullën e Bashës. Nuk kam asnjë punë me ju jam kundër Edi Ramës.

Bylykbashi: Nuk po të detyroj. Vendimi është i yti jo i joni. Nuk jam këtu që të bëj debat me ju.

Patozi: Oerd nuk më impresionon. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam ndërmend që të bashkëpunoj ndonjëherë me PS-në, ndërsa zotëria që kam përballë ka pasur, bashkëpunim dhe flirte madje, kanë bërë marrëveshje të pista.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *